Arbëri

Posta Shqiptare vijon shpërndarjen e pensionit në banesa për 500 mijë pensionistë

Posta Shqiptare vijon shpërndarjen e pensionit në banesa për 500 mijë pensionistë

Posta Shqiptare, nisur nga situata e krijuar nga përhapja e COVID-19 në vend, përsërit thirrjen drejtuar të gjithë pensionistëve dhe qytetarëve që marrin shërbime postare-financiare në zyra postare, të respektojnë protokollin e masave sipas udhëzimit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke ruajtur distancimin fizik dhe duke mbajtur masat mbrojtëse.

Posta Shqiptare thekson se ndonëse nga ana e punonjësve të zyrave të Postës Shqiptare bëhen të gjitha përpjekjet për ruajtjen e distancave dhe sigurisë gjatë ofrimit të shërbimit, është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi nga ana e qytetarëve.