Arbëri

46 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

46 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në gjithë Kosovën janë 46 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore, ka bërë të ditur QKUK-SHSKUK të hënën përmes një njoftimi në Facebook.

Po sipas njoftimit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale po trajtohen 627 pacientë, e prej tyre 424 janë të konfirmuar me COVID-19. Plot 381 janë me oksigjeno-terapi.