Arbëri

I sekuestrohen pasuritë Yll Ndroqit, pronar i Ora News dhe Channel One

I sekuestrohen pasuritë Yll Ndroqit, pronar i Ora News dhe Channel One

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të hënën se ka sekuestruar pasuritë e Ylli Ndroqit, së bashku me aksionet e dy kompanive që menaxhojnë televizionet Ora News dhe Channel One në pronësi të tij.

Gjykata ka ngarkuar Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara për administrimin e pasurive të Ndroqit, ndërsa shoqëritë me aktivitet, përfshirë edhe mediat televizive Ora News dhe Channel One do të vazhdojnë aktivitetin, gjithashtu të administruara nga Agjencia, shkruan KOHA.