Arbëri

MASH-i sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

MASH-i sqaron çështjen e licencimit të çerdheve private

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sqaron se licencimi i institucioneve Edukativo – Arsimore Parashkollore Private, është kompetencë e saj. Megjithatë, thotë është kompetencë e autoriteteve komunale që të lëshojnë vërtetimin mbi plotësimin e kushteve higjienike – sanitare.

Kjo vjen pas raportimeve të djeshme, ku kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, iu përgjigj Asociacionit të institucioneve parashkollore duke thënë se çerdhet private nuk janë në kompetencë të komunës.