Arbëri

Ministria e Ekonomisë: Bordet u shkarkuan sepse vazhdonin të rekrutonin zyrtarë të lartë

Foto: Koha / Ilustrim
 

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në krye me Blerim Kuçin, thotë se shkarkimi i katër ndërmarrjeve publike nga Qeveria Hoti, u bë për shkak se pavarësisht kërkesës së ministrit Kuçi për pezullim të rekrutimeve, ato kanë vazhduar procedurat e rekrutimit të zyrtarëve të lartë.

Sipas MEA, shkarkimi i bordeve të këtyre ndërmarrjeve ka ardhur si pasojë e mos respektimit të rekomandimit dhe kërkesës nga aksionari - Qeveria e Kosovës, që ka kompetencë ekskluzive për ushtrimin e të drejtave të aksionarit në Ndërmarrjet Publike Qendrore, duke u mbështetur në Ligjin Nr.03/L-087 për Ndërmarrje Publike dhe Ligjin për Shoqëri Tregtare.