Arbëri

Apeli i të prekurve me COVID-19 në Intensive: Ruajuni, respektojini masat

Përveç Klinikës Infektive e asaj të Pulmologjisë, tashmë edhe hapësira e mjekimit intensiv qendror pothuajse është mbushur me pacientë të konfirmuar me COVID-19.

Ka më shumë se 3 javë, që kjo pjesë e Klinikës së Anesteziologjisë dhe Reanimacionit ka filluar të shfrytëzohet për t’i trajtuar personat e prekur me COVID-19 e që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, raporton KOHA.