Arbëri

Urdhërarresti ndaj Arifit ia komplikon punën Qeverisë Hoti

Urdhërarresti ndaj Arifit ia komplikon punën Qeverisë Hoti

Dënim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga mekanizmat e drejtësisë për përvetësimin e parave në mënyrë të paligjshme dhe mashtrime, është një imazh i keq për Kosovën dhe vetë Kuvendin, thonë përfaqësuesit e organizatave që monitorojnë punën e organit legjislativ dhe zhvillimet politike.

Gjykata Themelore në Prishtinë të martën lëshoi një urdhër-arrest ndaj deputetit të Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrim me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro.