Arbëri

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendimtare për formimin e qeverisë së re

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendimtare për formimin e qeverisë së re

Pas konstituimit të Parlamentit të ri në Maqedoninë e Veriut, mund të fillojnë bisedimet për qeverinë e re. Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut konsiderohen si vendimtare në formimin e qeverisë.

Pas konstituimit të përbërjes së re të Parlamentit, në Maqedoninë e Veriut kanë filluar përpjekjet për formimin e koalicionit qeverisës. Partia me më shumë mandate të deputetëve, LSDM ka bërë të ditur, se kanë filluar bisedimet serioze me liderët e partive politike dhe grupet e punës për një mandat të plotë katërvjeçar të një shumice të fortë në parlament dhe formimin e qeverisë. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka konfirmuar, se në periudhën e ardhshme do të zhvillohen bisedime në disa nivele dhe se pret për 10 deri 15 ditë të ketë rezultat nga këto bisedime.