Arbëri

Boga, pikënisje e turizmit të aventurës mes alpeve shqiptare

Boga, pikënisje e turizmit të aventurës mes alpeve shqiptare

Në kuadër të motos, “Udhëto Shqip, Pusho Shqip”, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, mëngjesin e të mërkurës ka sugjeruar Bogën, që ndodhet në zonën e Shkodrës, në aksin rrugor që të drejton drejt Thethit.

Ministri nënvizon se për të apasionuarit e turizmit malor, Boga është një domosdoshmëri. “Qetësi, ajër i pastër dhe male të larta përreth që të mbushin zemrën. Boga është një domosdoshmëri për ata që preferojnë turizmin malor. Pak kilometra më tej mund të gjeni një ndër panoramat më fantastike të veriut, në Qafë Thorë”,- thekson Klosi.