Arbëri

Në spitalet e Kosovës 49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në spitalet e Kosovës 49 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në klinikat në QKUK dhe shtatë spitalet rajonale të Kosovës, janë duke u trajtua 432 pacientë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa 49 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Sipas raportit të SHSKUK 14 pacientë janë në respiratorë e 35 me maskë CPAP, ndërsa 389 me oksigjenoterapi.