Arbëri

Qeveria në mbledhjen elektronike miraton katër projektligje

Qeveria në mbledhjen elektronike miraton katër projektligje

Qeveria e Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhjen e 20-të (mbledhje elektronike), në të cilën ka miratuar projektligje, rregullore dhe vendime të fushave të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Siç njofton kumtesa për media, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara, në Programin Legjislativ për vitin 2020 do të përfshihet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me Financimin e Programit – Nxitja dhe Levimi i Mundësive për Sigurinë e Ujit. Gjithashtu me këtë plotësim-ndryshim, Projektligji për Zhvillim Rajonal bartet nga Programi Legjislativ i vitit 2020 në Programin Legjislativ të vitit 2021.