Arbëri

OKB prezanton planin 97 mln dollarësh për rimëkëmbjen në Shqipëri nga pasojat e Covid-19

OKB prezanton planin 97 mln dollarësh për rimëkëmbjen në Shqipëri nga pasojat e Covid-19

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe të rimëkëmbjes ndaj koronavirusit në Shqipëri.

Plani i detajuar i ekipit të OKB në Shqipëri është me një buxhet prej më shumë se 97 milionë dollarë për 12-18 muajt e ardhshëm dhe përcakton ofertën për përgjigjen socio-ekonomike dhe rimëkëmbjen në 5 shtylla kryesore, nga mbrojtja e sistemit shëndetësor deri te rezistenca e komunitetit, njofton BW.