Arbëri

Kthimi i nxënësve në bankat shkollore varet nga situata me pandeminë

Me një vendim të 29 korrikut, Qeveria e Kosovës e ka obliguar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, deri më 15 gusht, të hartojnë udhëzuesin për mënyrën e organizimit të mësimit për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Nga Ministria e Arsimit, në një përgjigje për televizionin, kanë deklaruar se janë duke planifikuar që të zhvillojnë mësimin në shkollë, por nëse gjendja me pandeminë nuk ndryshon atëherë në plan janë dy alternativa të tjera.