Arbëri

Jep dorëheqje u.d. i Drejtorit të Financave në Telekom

Jep dorëheqje u.d. i Drejtorit të Financave në Telekom

Feim Kelmendi ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtruesit të detyrës së zyrtarit kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekom, tre muaj pasi kishte marrë këtë pozitë.

Në një postim në Facebook, Kelmendi ka publikuar një letër njoftuese për dorëheqjen. Ai ka thënë se është ndier i “shokuar, zhgënjyer dhe i poshtëruar” nga vlerësimi i Bordit të ri të Drejtorëve në këtë ndërmarrje.