Arbëri

Diell dhe reshje mesatare sot në Shqipëri

Diell dhe reshje mesatare sot në Shqipëri

Edhe sot në Shqipëri pritet mot i paqëndrueshëm. Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash të cilat herë pas here do të sjellin reshje të izoluara dhe mesatare, gjatë pjesës së dytë të ditës. Në juglindje nuk përjashtohet mundësia për reshje në formën e shtrëngatave.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 19º në 28ºC, në zonat e ulëta nga 24ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 26°C në 33ºC.