Arbëri

Në Spitalin e Pejës, 55 pacientë me COVID-19, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës, 55 pacientë me COVID-19, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 55 pacientë me COVID-19, ka bërë të ditur përmes Facebookut ky institucion shëndetësor të premten.

Në njoftim thuhet se 30 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse 12 në gjendje të rëndë.