Arbëri

Nga java e ardhshme, 33 laboratorë mund të bëjnë testime për COVID-19

Nga java e ardhshme, 33 laboratorë mund të bëjnë testime për COVID-19

33 laboratorë mund të nisin nga java e ardhshme kryerjen e testimeve serologjike për koronavirus në Kosovë, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të premten.

Sipas tij, deri tash për licencë kanë aplikuar 123 institucione. Ai ka thënë se janë shqyrtuar 37 aplikacione, prej të cilave 33 kanë plotësuar kushtet dhe mund të nisin punën nga java e ardhshme.