10:49

Gucati konfirmon lirimin e Imri Ilazit

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka konfirmuar se është liruar veteran Imri Ilazi nga organet turke.

“Sapo me njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke, e falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Brendshme në Kosovë dhe ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun dhe një bashkëpunëtorin Kushtrimin që ndihmuan në lirimin e ish-gjeneralit Imri Ilazit”, ka shkruar Gucati, teksa ka shtuar, “shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”.

Ilazi ishte ndaluar nga organet e rendit të Turqisë pasi emri i tij ishte dërguar në Interpol nga ana e Serbisë.

09:24

Gucati thotë se veterani Imri Ilazi është ndaluar në aeroportin turk për shkak të Serbisë

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka njoftuar se veterani i UÇK-së, Imri Ilazi, është ndaluar nga policia turke në Aeroportin e Antalias.

Ai thotë se kjo ka ndodhur pasi Serbia ka dërguar emrat e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

Sipas Gucatit, Serbia ka marrë listë të re me emra të ish-pjesëtarëve, me ç’rast u ka bërë thirrje këtyre të fundit që të mos dalin jashtë Kosovës këto ditë.

Image