Arbëri

Hoti flet pas futjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë: Do të veprojmë sipas Kushtetutës

Hoti flet pas futjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë: Do të veprojmë sipas Kushtetutës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur mbi ngjarjen e djeshme në Karaçevë të Kamenicës, ku xhandarmëri serbe janë parë të hyjnë në atë territor.

Hoti ka thënë se të gjitha organet përkatëse janë angazhuar për vlerësim të rastit, ndërsa shton se shpejt do të ketë raport të detajizuar.