Arbëri

Shkarkimi i bordeve e thellon edhe më tej krizën në ndërmarrjet publike

Shkarkimi i bordeve e thellon edhe më tej krizën në ndërmarrjet publike

Qeveria e Kosovës gjatë kësaj jave ka shkarkuar katër borde të përkohshme të ndërmarrjeve publike të cilat ishin emëruar nga Qeveria Kurti. Por ky vendim nga partitë opozitare në vend po konsiderohet si tentim për kapje të shtetit. E për njohësit e ekonomisë me këto veprime politika po i dëmton edhe më tej ekonomikisht ndërmarrjet publike.

Getoar Mjeku nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se pushteti aktual nuk dëshiron borde që punojnë në interes të shoqërisë, por në interes të njerëzve të vetë.