Arbëri

Bajrami: Nga e hëna nis ekzekutimi i pagesave për muajt e papaguar

Bajrami: Nga e hëna nis ekzekutimi i pagesave për muajt e papaguar

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nga e hëna e 10 gushtit do të nisë ekzekutimi i pagesave për qytetarët dhe bizneset, për muajt e papaguar nga pakoja emergjente fiskale.

Në një njoftim në Facebook, Bajrami ka thënë se javën që po vjen “do t’i ekzekutojmë të gjitha mjetet për muajt e papaguar bazuar në Pakon Emergjente”.