Arbëri

Edhe pse u miratua në lexim të parë ligji kundër pandemisë, pozita e opozita kanë vërejtje

Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës dje ka miratuar me 77 vota pro në lexim të parë, Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Sipas rregullores së Kuvendit, shqyrtimi dhe votimi në lexim të parë i një projektligji nënkupton votimin në parim. Ai më pas i shkon për shqyrtim Komisionit, ndërsa në afat prej dy javësh pune nga miratimi në parim parashihet edhe propozimi i amendamenteve, e më pas shqyrtimi në lexim të dytë, raporton KOHA.