Arbëri

Fletarrestet nga Serbia, veteranët e UÇK-së kërkojnë veprime të Qeverisë së Kosovës

Ish-gjenerali i UÇK-së, Imri Ilazi, është ndaluar të shtunën nga autoritet policore të Turqisë, si pasojë e një liste të re që Serbia ka dërguar në Agjencinë Ndërkombëtare të Policisë, INTERPOL. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, i cili apeloi te të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së që këto ditë t’i shmangin udhëtimet jashtë Kosovës.

Pak orë më pas, Gucati ka reaguar sërish, por kësaj radhe për të njoftuar se ish-komandanti i UÇK-së, Imri Ilazi, është liruar nga autoritetet turke. Për këtë ai falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Ministrinë e Brendshme, si dhe Ambasadën e Kosovës në Turqi, raporton KOHA.