Arbëri

AKI-ja duhet të ketë informata për çdo lëvizje në territorin e Kosovës

AKI-ja duhet të ketë informata për çdo lëvizje në territorin e Kosovës

Avokati i njohur, Arianit Koci, thotë se futja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, ka bërë që të mësohet se KFOR-i nuk po tregon respekt ndaj institucioneve të Kosovës, që t’i informojë ato për patrullimet e përbashkëta përgjatë vijës kufitare dhe se Policia, Agjencia Kosovare e Inteligjencës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës nuk po i kryejnë detyrat e tyre.

Koci, në një postim në Facebook, ka shkruar se është krejtësisht legjitime që organet kompetente të Kosovës të marrin informata për lëvizjet e forcave serbe.