Arbëri

Ministria e Arsimit ka paguar rreth 2 milionë euro në kundërshtim me rregullat

Në kundërshtim me rregullat financiare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në vitin 2019 ka paguar dhe regjistruar shpenzime në vlerë prej afro 2 milionë euro në kategori ekonomike joadekuate.

Në raportin e auditimit për pasqyrat financiare të MASH, Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se 1,118,209 euro është shuma e pagesës për blerjen e inventarit për objektet arsimore që është buxhetuar dhe shpenzuar nga kategoria e investimeve kapitale ndonëse do të duhej të realizohej nga kategoria mallra dhe shërbime.