Arbëri

Kurti u kërkon ndihmë ambasadorëve të huaj për situatën me COVID-19 në Kosovë

Kurti u kërkon ndihmë ambasadorëve të huaj për situatën me COVID-19 në Kosovë
Foto: Driton Paçarada / KOHA / Arkiv

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me një letër publike drejtuar ambasadorëve të vendeve mike dhe partnere të Kosovës, u ka kërkuar ndihmë për situatën e krijuar me COVID-19 në Kosovë.

Në një njoftim në Facebook, Kurti ka thënë se po kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për institucionet shëndetësore në përballje me koronavirusin për shpëtim të jetëve.