Arbëri

PDK: Klasat në shkolla mund të riorganizohen

PDK: Klasat në shkolla mund të riorganizohen

PDK-ja në një konferencë për media ka shprehur shqetësimin nëse Kosova është e gatshme që të rikthejë mësimin në shkolla apo jo, megjithatë ka theksuar se kjo mund të bëhet përmes një riorganizimi të klasave.

Sipas saj pandemia ka marrë dinamikë komplet tjetër në Kosovë pas hapjes së madhe, të pakontrolluar nga qershori, e nisja e mësimit në shtator e gjen Kosovën dhe qeverinë tjetër të saj pa një plan konkret se si do të vazhdojë mësimi për vitin 2020/2021.