Arbëri

Osmani kërkon thellim të bashkëpunimit mes KFOR-it e institucioneve të Kosovës

Osmani kërkon thellim të bashkëpunimit mes KFOR-it e institucioneve të Kosovës

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një takim që sot ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it, gjeneral Michele Rissi, ka kërkuar bashkëpunim më të thellë mes kësaj strukture ushtarake dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Të premten pjesëtarë të xhandarmërisë serbe u panë të kenë hyrë në territorin e Kosovës, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, duke ngritur reagime të shumta. Në një njoftim nga KFOR-i ishte thënë se kjo ishte në kuadër të patrullimeve të përbashkëta në vijën kufitare.