Arbëri

VV-ja ka mbledhur vetëm nënshkrimet e veta për rrëzimin e Qeverisë Hoti

E kishte paralajmëruar që nga qershori, por 5 ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se filloi procedurën për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Deri më tash nga kjo parti i kanë mbledhur vetëm 31 nënshkrime, respektivisht aq sa ka deputetë, nga 40 sa janë të nevojshëm për procedim të mocionit në Kuvend.

Ani pse janë optimistë se mocioni mund të procedohet në seancë, asnjëra prej partive opozitare, por as edhe atyre në pushtet nuk i është përgjigjur pozitivisht ftesës së VV-së. Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, ftesë për përkrahje të mocionit nuk i kanë dërguar as Listës Serbe, meqë Vetëvendosje vlerëson se deri më tash veprimet e LDK-së me Listën Serbe ishin të koordinuara, raporton KOHA.