Arbëri

Bytyçi: Kurti nuk duhet t’u kërkojë ndihmë ambasadave, por falje qytetarëve

Bytyçi: Kurti nuk duhet t’u kërkojë ndihmë ambasadave, por falje qytetarëve

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk duhet t’u kërkojë ndihmë ambasadave të huaja për përballjen me COVID-19 në Kosovë. Sipas tij, Kurti duhet t’u kërkojë falje qytetarëve “për prishjen e koalicionit në mes të pandemisë dhe braktisjen e qytetarëve në krizën më të madhe që nga përfundimi i luftës”.

Sot ish-kryeministri Kurti u kërkoi ndihmë ambasadorëve të huaj që të ndihmojnë Kosovën me pajisje të nevojshme mjekësore dhe burime njerëzore për të mundësuar parandalimin e një “krize humanitare”.