Arbëri

Tre skenarë për vitin e ri shkollor, komunat do të vendosin varësisht nga situata

Tre skenarë për vitin e ri shkollor, komunat do të vendosin varësisht nga situata

Komunave të Kosovës pritet t'u jepet e drejta të vendosin për një nga tri modalitet sa i përket vijimit të vitit shkollor.

Gjatë takimit virtual që kryeministri Avdullah Hoti ka pasur sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ministrin e Arsimit Ramë Likaj dhe me drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, janë diskutuar tri modele: nën një, që nxënësit të vijojnë mësimin në shkolla, nën dy, që të kombinohet mësimi në shkolla dhe online, si dhe në 3, që mësimi të vazhdojë online, varësisht nga situata epidemiologjike nëpër komuna.