Arbëri

Greqia kërkon fillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen për detin shqiptar

Greqia kërkon fillimin e bisedimeve mbi marrëveshjen për detin shqiptar

Greqia kërkon rifillimin e negociatave për një Marrëveshje mbi Detin dhe me Shqipërinë, pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë më 2010 të marrëveshjes së nënshkruar me 2009 dhe dështimit të dy tentativave të tjera më 2017 dhe 2018.

Ministri i Jashtëm grek, Dendias e dha këtë njoftim në muajin qershor. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i kërkon qeverisë dhe diplomacisë sonë për ta vlerësuar drejt e në kohën e duhur këtë moment të ri përcaktues në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Kjo kërkon gjithashtu të jemi të përgatitur me kohë, me alternativa të përditësuara konkrete dhe bindëse, të bashkërenduara me të gjitha institucionet më të larta dhe instancat e tjera përkatëse.