Arbëri

Nacionalizmi në rritje gjatë negociatave për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut

Nacionalizmi në rritje gjatë negociatave për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut

Gjatë kohës që po zhvillohen bisedimet në përpjekje të formimit të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, në rrjetet sociale nga qarqe të caktuara janë shfaqur qëndrime nacionaliste.

Njohësit e çështjeve politike thonë se kjo dukuri nxitet nga vetë partitë politike për të siguruar pozicione më të mira gjatë procesit të negociatave për formimin e qeverisë së re e që duket se është një proces i vështirë pasi rezultati zgjedhor mundëson më shumë kombinime rreth përbërjes së koalicionit të ardhshëm qeveritar.