Arbëri

LDK-ja e AAK-ja thonë se koalicioni qeverisës ka qëndrueshmëri pavarësisht lëkundjeve

Tash e një kohë dy partnerët e koalicionit qeverisës, LDK e AAK, nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët për shumë çështje madhore brenda Ekzekutivit.

Zënkat e para nisën me emërimin e Skënder Hysenit të LDK-së, koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë dhe mospërfshirjen e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, në takimet mes kryeministrit Avdullah Hoti e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel.