Arbëri

Projektligji për “vlerat e UÇK-së” ndan partitë, kërkohet ndryshimi i tij

Foto: Alban Bujari / KOHA

Pas kundërshtimeve të njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të ambasadorit amerikan, Philip Kossnet, partitë politike i kanë “rishqyrtuar” edhe njëherë qëndrimet e tyre sa i përket mbështetjes ose jo të Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së.

Projektligj është kritikuar nga ndërkombëtarët, të cilët e shohin atë si kërcënim për lirinë e shprehjes së qytetarëve. Si përgjigje, PDK-ja, si iniciuese e kësaj nisme, ka thënë se është e hapur për t’i bërë ndryshimet e kërkuara nga pozita e opozita.