Arbëri

11 të vdekur e 205 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 të vdekur e 205 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus.

Numri total i të vdekurve ka arritur në 365, ndërsa i të infektuarve ka arritur në 10.795.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 163 pacientë, duke arritur shifrën totale në 6411. Numri i rasteve aktive është 4019.