Arbëri

Nxënësit e klasave të para e të dyta pritet të fillojnë mësimin në shkolla

Nxënësit e klasave të para e të dyta pritet të fillojnë mësimin në shkolla

Ministri Arsimit dhe Shkencës në Qeverinë e Kosovës, Ramë Likaj, ka thënë se në vitin e ri shkollor, që fillon më 1 shtator, nxënësit e klasave të para dhe të dyta, procesin mësimor pritet të fillojnë në hapësirat shkollore.

Në raportimin në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport në Kuvendin e Kosovës, në lidhje më përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ministri Likaj ka treguar se komunat do të dezinfektojnë hapësirat shkollore, njëherësh do zbatohen edhe masat parandaluese për sëmundjen COVID 19, që shkakton koronavirusi.