Arbëri

Projektligji për rimëkëmbje dhe ai për luftimin e COVID-19, në rend dite në seancën e së premtes

Projektligji për rimëkëmbje dhe ai për luftimin e COVID-19, në rend dite në seancën e së premtes

Shqyrtimi i dytë i projektligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Kosovë dhe shqyrtimi për herë të parë i projektligjit për rimëkëmbjen ekonomike, janë pjesë e rendit të ditës në seancën e Kuvendit të paraparë për të premten e 14 gushtit, ka bërë të ditur Kryesia e Kuvendit.

Pos këtyre dy pikave, Kryesia ka vendosur që të fusë në rend dite edhe çështjen e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejen e hidrocentraleve në Kosovë.