Arbëri

AAK-ja kërkon që Haradinaj të jetë kandidat për president

AAK-ja kërkon që Haradinaj të jetë kandidat për president

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, të jetë kandidat për president të Kosovës.

Pas takimit të KD-së së AAK-së, nënkryetari i partisë, Ardian Gjini, ka thënë se në mbledhje është diskutuar për çështjen e presidentit të ri, pasi atij aktual, Hashim Thaçi, për pak muaj i përfundon mandati.