Arbëri

Kuvendi me nismë për krijimin e një komisioni hetimor për hidrocentralet

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë një nismë që të krijojë një Komision Hetimor Parlamentar për hetimin lidhur me abuzimet e mundshme me procesin e ndërtimit, licencimit e operimit të hidrocentraleve.

Formimi i këtij komisioni, që ishte nismë e deputetit Haxhi Avdyli do të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e ardhshme, që pritet të mbahet më 14 gusht.