Arbëri

Krasniqi: Çfarëdo diskutimi tash për postin e presidentit është joetik

Krasniqi: Çfarëdo diskutimi tash për postin e presidentit është joetik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka quajtur joetik çdo diskutim tash për postin e presidentit, duke e pas një president që ka mandat edhe për 7 muaj.

Pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shprehu përkrahjen që kryetari i saj, Ramush Haradinaj të kandidohet për president të vendit, Krasniqi ka thënë se ky është kalkulim që të shmangen zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.