Arbëri

Qytetarëve u shkon gabimisht mesazhi se kanë përfituar nga Pakoja Emergjente

Qytetarëve u shkon gabimisht mesazhi se kanë përfituar nga Pakoja Emergjente

Sot, disa qytetarë të Republikës së Kosovës kanë pranuar gabimisht një mesazh se janë përfitues të masës 15 nga Pakoja Emergjente, ka konfirmuar Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, por edhe MPMS.

Bajrami ka thënë se ky gabim ka ndodhur pasi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përgjegjëse për masën 15 të Pakos Emergjente, ka dërguar listën jo të saktë në Ministrinë e Financave.