Arbëri

PDK-ja çuditet me mosguximin e deputetëve për të votuar ligjin për vlerat e UÇK-së

PDK-ja çuditet me mosguximin e deputetëve për të votuar ligjin për vlerat e UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) si sponsorizuese e projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vlerëson se lufta çlirimtare duhet të institucionalizohet. Dhe kjo, sipas deputetit Gazmend Bytyçi, bëhet vetëm përmes këtij projektligji.

Sot, Projektligji për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së nuk kaloi në lexim të parë, pasi morën pjesë vetëm 36 deputetë në votim. 35 votuan për e një kundër. Të tjerët nuk morën pjesë fare.