Arbëri

Telekom Albania vendos Shqipërinë në hartën e vendeve pjesë të nismës “Rrjeti i Pastër” të Shteteve të Bashkuara

Telekom Albania vendos Shqipërinë në hartën e vendeve pjesë të nismës “Rrjeti i Pastër” të Shteteve të Bashkuara
Artikull i sponsorizuar

Telekom Albania është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kompani e Pastër” në kuadër të nismës “Rrjeti i Pastër”, duke i dhënë gjithashtu Shqipërisë statusin e vendit të parë në rajon që i bashkohet kesaj nisme.

Telekom Albania është kompania e parë në vend dhe rajon, dhe ndër të parat kompani të telekomunikacionit në Europë, e cila cilësohet si një “Kompani e Pastër Telekomunikacioni” përkrah kompanive të tjera si Orange në Francë, Telefonica Spanjë dhe Gjermani, O2 në Britaninë e Bashkuar, Tele2 në Estoni e disa të tjera. Nisma “Rrjet i Pastër” është një përpjekje gjithpërfshirëse për të vendosur standarte të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e transmetimit të thirrjeve dhe të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.