Arbëri

SHSKUK-ja e sheh shqetësues paralajmërimin e fizioterapeutëve për të mos ofruar shërbime për pacientët me COVID-19

SHSKUK-ja e sheh shqetësues paralajmërimin e fizioterapeutëve për të mos ofruar shërbime për pacientët me COVID-19

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) e sheh shqetësues deklarimin e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës se do të tërhiqen nga ofrimi i shërbimit shëndetësorë për pacientët me COVID-19, edhe pse fizioterapeutët janë kyçur tek në muajin e fundit.

“Derisa Oda e Mjekëve, Oda e Infermierëve, Sindikata e Infermierëve, Federata Sindikale e Shëndetësisë kanë qenë shumë bashkëpunuese dhe kanë ofruar përkrahje të plotë për mjekët dhe infermierët, që për mbi 6 muaj janë në vijën e parë të frontit, pa shfrytëzuar pushimet vjetore, është befasues reagimi i Odës së Fizioterapeutëve, që vetëm pas 1 muaji të kyçjes së fizioterapeutëve të bëjnë pengesa të tilla. Duke parë nevojat e mëdha për staf profesional dhe duke qenë se puna në shërbimet fizioterepeutike është ndëprerë, përjashtuar rastet emergjente, ShSKUK ka angazhuar fizioterapeutët, si pjesë e sistemit shëndetësor që gëzon të drejtat dhe benifitet sikurse stafi tjetër shëndetësor. Jemi në kohë të gjendjes emergjente në shëndet publik dhe shumë nga mjekët dhe infermierët duke pasur të vetmin qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve, nuk kanë kursyer asgjë nga vetja e tyre, madje, madje, në shumë raste edhe kanë ndihmuar me bombola oksigjeni, andaj përjashtim nuk duhet të bëjnë as fizioterapeutët”, është thënë në reagimin SHSKUK-së. “Neni i apostrofuar nga Oda e Fizioterapeutëve nuk përkon me gjendjen reale, pasi që jemi në kohë të situatës emergjente në shëndetin publik. Shpresojmë se do të ketë reflektim nga kjo Odë, sikurse edhe Odat tjera, me të vetmin qëllim ofrimin e shërbimeve kualitative shëndetësore për pacientët, në kohën kur veç jemi në situatë emergjente në shëndet publik”.