Arbëri

Ish-punëtorët e IMN Kosova përmes protestës kërkojnë 20-përqindëshin e privatizimit të ndërmarrjes

Ish-punëtorët e IMN Kosova përmes protestës kërkojnë 20-përqindëshin e privatizimit të ndërmarrjes

Ish-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të blloqeve IMN “Kosova”, kanë protestuar sot para objektit të Qeverisë së Kosovës, për shkak të mos realizimit të pagesës së 20 përqindëshit nga privatizimi i ndërmarrjes.

Përfaqësuesi i ish-punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje, Emin Neziri, tha se vonesat për ndarjen e 20 përqindëshit kanë të bëjnë shkaku i mos nënshkrimit të një vendimi nga Qeveria e Kosovës me të cilin do të konfirmohej kalimi i pronës së kësaj ndërmarrjeje te komuna e Prishtinës.