Arbëri

Kosova pranon kredi prej 35 mln eurove për mbështetje të sektorit shëndetësor pas pandemisë

Kosova pranon kredi prej 35 mln eurove për mbështetje të sektorit shëndetësor pas pandemisë
Foto: Hykmete Bajrami/FB

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen për kredi me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës (BZHKE) për projektin “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”, në vlerë prej 35 milionë eurove.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se “kjo marrëveshje do të financojë pajisje mjekësore sipas nevojave të MSH-së dhe SHSKUK-së, si dhe do të financojë në mënyrë retroaktive linjat buxhetore për masat 6 dhe 7 të pakos emergjente sa i përket mbështetjes për sektorin shëndetësor”.