Arbëri

Haradinaj i bën thirrje Hotit të ketë qasje serioze në Washington

Haradinaj i bën thirrje Hotit të ketë qasje serioze në Washington

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Avdullah Hoti, të ketë qasje serioze në menaxhim dhe format të temave dhe takimit në Washington.

“E mirëpres ftesën e të Deleguarit Special të Presidentit Trump për takim në Washington me 2 shtator mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi i këtij niveli është mëse i mirëpritur dhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti që këtë herë të ketë qasje serioze në menaxhim dhe në format të temave dhe takimit duke e ruajtur momentumin e lidershipit amerikan”, shkruan Haradinaj në Facebook.