Arbëri

Qeveria heq kufizimet kohore për fluturimet nga ANP “Adem Jashari”

Qeveria heq kufizimet kohore për fluturimet nga ANP “Adem Jashari”

Kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka thirrur edhe një tjetër mbledhje korresponduese, e 25-ta me radhë, në të cilën është miratuar plotësim ndryshimi i Vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik 2020.

Pika 1 e vendimit të Qeverisë të datës 5 korrik 2020 fjalia (Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen në intervale prej 45 minutave ndërmjet aterrimeve) zëvendësohet me tekstin si në vijim: “Fluturimet në ANP “Adem Jashari” do të organizohen pa kufizime në numrin e fluturimeve”.