Arbëri

Vuçiqi kërkon që urgjentisht të ndalen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit

Vuçiqi kërkon që urgjentisht të ndalen punimet në zonën e Manastirit të Deçanit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se hyrja në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit dhe punimet në rrugë të cilat ai i quajti ilegale, “rrezikojnë njërën nga shenjtoret më të mëdha serbe dhe se ky akt është në kundërshtim me themelet evropiane të civilizimit dhe shkelë rregullat të cilat i ka nënshkruar vetë Prishtina”.

Presidenti i Serbisë ka shtuar se në takimin e ardhshëm në Bruksel, do të kërkojë nga përfaqësuesit Prishtinës dhe ndërmjetësuesve evropianë që të ndalen menjëherë punët ndërtuese në këtë zonë të mbrojtur, në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, transmeton KOHA.